Telegrafi

Me G7 Series, Motorola e ka definuar strategjinë fituese të telefonave të zgjuar me çmim të lirë (Video)

Motorola ka pasur sukses të madh për disa vite me radhë, me lansimin e telefonave të zgjuar që nuk janë të kushtueshme.

Njëjtë vazhdon edhe në vitin 2019, me G7 Series ku bëjnë pjesë Moto G7, Moto G7 Power dhe Moto G7 Play, transmeton Telegrafi.

Suksesi me shitjen e këtyre tri modeleve që kushtojnë nën 300 dollarë, duket se Motorola e ka definuar strategjinë fituese për këtë segment telefonash.

Dizajni me linja të drejta dhe ekrani i pastër, bien së pari në sy, ndërsa është vështirë të thuhet se më këtë dukje të mirë, këta telefona kushtojnë aq lirë. Madje, janë shumë të përshtatshme të mbahen në dorë.

Ekrani LCD me 6.2 inç ka rezolucion  2,270 x 1,080 dhe ngjyra mjaft të ndezura, por errësohet nën rreze dielli. Kamera me 15 megapixel, i mundëson të shkrepen fotografi shumë të mira.

Bateria 3000 mAh që mbushet me kabllon që ka portin USB-C, mund të zgjatë tërë ditën, por jo më shumë. /Telegrafi/