Site icon Telegrafi

G7: Nuk do ta njohim aneksimin e Krimesë nga Rusia

G7 nuk do të njohë përpjekjet e Rusisë që parashikojnë legjitimitetin e pushtimit të Krimesë, kështu ka deklaruar grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Ky gadishull ukrainas ishte okupuar nga Rusia në muajin shkurt të vitit 2014.

“Ne dënojmë pa asnjë ekuivok pushtimin e përkohshëm të Republikës së Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit nga Rusia. Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë që parashikojnë legjitimitetin e këtij pushtimi”, thuhet në deklaratën e G7-së, shtatë vjet aneksimit të Krimesë.

Kjo deklaratë përfshin deklaratat e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili konfirmoi në fund të shkurtit se nuk do të pranonte kurrë aneksimin e Rusisë në gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Shenjë e vullneti të administratës së re amerikane për të kundërshtuar Rusinë, Biden e cilësoi presidentin rus Vladimir Putin si “vrasës”, gjë që ka shkaktuar nervozizëm te Moska.

Sipas OKB-së, menjëherë pas aneksimit, separatistët e mbështetur nga Rusia, në Ukrainën lindore filluan të luftonin kundër ushtrisë ukrainase që deri më tani ka marrë më shumë se 13 mijë jetë. /ATSH/

Exit mobile version