Telegrafi

G7: Kriza ekonomike ka filluar të zbutet

Gjatë një takimi të mbajtur në Washington, ata parashikuan një rigjallërim të dobët që do të jetë i dukshëm gjatë muajve të ardhshëm.

Në një deklaratë të përbashkët që shënoi përfundimin e këtij takimi, ministrat e G-7-s u shprehën se bazuar mbi të dhënat e fundit rezulton se hapi i rënies ekonomike po ngadalësohet.

Megjithatë, ata u zotuan dhe premtuan angazhimin e tyre për të punuar së bashku për ta nxjerrë botën nga recesioni.