Telegrafi

G7, do të diskutojnë për krizën financiare

Në këtë takim pritet të diskutohet kriza e kredive që filloi në Shtetet e Bashkuara 14 muaj më parë dhe tashmë është përhapur në Evropë dhe në gjithë botën.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zollik, i cili do të marrë pjesë në disa seanca të takimit, thotë se zyrtarët e financave do të diskutojnë mënyrat se si t’i gjallërojnë tregjet, në mënyrë që të rifillojë dhënia e huave normalisht.

"Ajo që është parë tek disa nga këto institucione financiare, edhe kur ato kanë pasur një kapital të mirë bazë, ato nuk kanë pasur likuiditete për të qenë të gjendje t’u përgjigjen kërkesave të njerëzve që kanë dashur të nxjerrin para nga sistemi”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Henri Polson, ka gjithashtu në plan të organizojë të shtunën një takim të posaçëm të ministrave të financave dhe të drejtuesve të bankave qendrore të 20 vendeve të industrializuara dhe vendeve në zhvillim.