Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në muzikë e po ashtu edhe në koncerte të ndryshme.
I njëjti tash e një kohë është duke punuar në albumin e ri, i cili siç bën të ditur pritet të publikohet më 20 shtator.
Këtë e njoftoi përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram dhe duket se fansat e tij mezi po e presin.
Përveç “Creep on me”, “Safety”, “Yesterday”, “Roses” dhe “My Year”, në kuadër të këtij albumi hyjnë edhe: “1134”, “Outro”, “Forbes List”, 24 hours”, “Turn me Down”, “Disrespectful”, “Intro/Hadia”, “Used to be”, “Drive Away”, “The Sauce”, që gjithsej përfshihen 16 këngë.
Reperi me prejardhje nga Drenica ditë më parë ka treguar se nuk ka fjetur për pesë ditë rresht, për shkak se ka qenë i zënë duke punuar për albumet e reja.
Ai gjithashtu edhe këtë vit ishte pjesë e “Sunny Hill”, festivalit të organizuar nga Dukagjin Lipa, i cili dhuroi spektakël para publikut shqiptar. /Telegrafi/