Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, edhe këtë herë ishte pjesë e “Sunny Hill”.
Ai performoi në natën e dytë të këtij festivali, gjersa krijoi atmosferë të mahnitshme me interpretimin e disa hiteve të tij.
Së fundmi, në llogarinë personale, Instagram, 28-vjeçari publikoi disa momente të veçanta nga kjo mbrëmje.
“Ju shpresoni që unë bie, por unë lutem që të ngriheni në këmbët e juaja. Ne nuk jemi njësoj”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Në të njëjten kohë, reperi nga Drenica lansoi edhe një këngë të re të quajtur “Never Forget”, ashtu siç u premtoi fansave.
Sidoqoftë, G4shi pëlqehet tejet shumë për stilin muzikor dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej. /Telegrafi/