Reperi me origjinë shqiptare, G4shi, është duke arritur majat e suksesit viteve të fundit, e tashmë po e shijon edhe suksesin e albumit tij të ri.
I njëjti ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për karrierën dhe jetën e tij, teksa ka vendosur të ndryshojë emrin dhe me këtë rast u kërkon falje prindërve, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të artistit shqiptar.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në rrjetin social, Twitter.
“Ndërroj emrin këtë javë Larry Gashi, s’ka më Labinot, më vjen keq mami dhe babi”, ka shkruar reperi G4shi.
28-vjeçari ditë më parë në një intervistë për “Hollywood Life” ka rrëfyer gjithçka për kohën kur qëndronte rrugëve të New York-ut e po ashtu edhe momentin kur Jay Z ia hodhi në plehra një CD që ai i dha gjatë takimit.
Reperi në fjalë tanimë është shndërruar në artistin viral, me shumë projekte të suksesshme, gjersa po qëndron në maje të top – listave botërore.
Pas publikimit të albumit të ri, ai do nisë turneun e koncerteve anë e mbanë botës, ku ka prezantuar edhe listën e vendeve që do të performojë. /Telegrafi/