Telegrafi

G4shi: Do të më mungoj Kosova, shihemi në vitin 2024

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, qëndroi pak ditë në Kosovë, për shkak se performoi në “Sunny Hill”.

Kjo është hera e dytë që reperi këndon në festivalin e lartpërmendur, derisa mahniti publikun me performancën e tij.

Pas mbarimit të koncertit, ai bashkë me stafin është nisur drejt Amerikës, për të vazhduar me angazhimet.

G4shi/InstaStory

Megjithatë, me anë të një postimi të publikuar në Instagram, këngëtari nga Drenica tregon se do vijë në Kosovë në vitin 2024.

“Jam kthyer në Los Anxhelos, Do të më mungoj Kosova, shihemi në vitin 2024”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga G4shi

Ndërkaq, Labinoti ka performuar në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/