Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, tash e një kohë është në përgatitje të albumit të ri.
Ky album pritet të lansohet brenda pak ditëve, ndërsa ditë më parë tregoi se “My Year”, “Roses”, “Creep on me” dhe “Safety” janë pjesë e tij.
Ndërkohë, reperi nga Drenica në llogarinë personale, Instagram, ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së re, e cila pritet të prezantohet para publikut së shpejti.
“E kam një ndjenjë që kjo këngë do të bëhet një nga projektet më të mëdha të karrierës time”, ka shkruar krahas videos 28-vjeçari.
Kujtojmë që G4shi edhe këtë vit ishte pjesë e festivalit ‘Sunny Hill’, të organizuar nga babai i këngëtares, Dua Lipa, Dukagjini.
I njëjti ishte mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte të tjera muzikore në vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/