Telegrafi

G4shi sjell klipin e këngës “The Sauce”

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ka sjell klipin e këngës “The Sauce”.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të titulluar “GASHI”, të cilin e solli në vitin që e lamë pas për tregun internacional.

Ndërsa do i realizojë të gjitha këngët me videoklip, i njëjti veçse ka nisur publikimin në Vitin e Ri.

G4shi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Klipi i kësaj kënge është vetëm bardh e zi, ku tashmë mund ta gjeni në platformën muzikore, YouTube.

Lexo po ashtu Gashi publikon albumin e tij të parë për tregun internacional - "GASHI"

Në albumin e reperit me prejardhje shqiptare janë gjithsej 16 projekte, për të cilat punoi një kohë të gjatë.

G4shi po ashtu tash e disa muaj ka nisur edhe turneun e koncerteve në mbarë botën, teksa edhe këtë vit do e vazhdojë në muajin mars. /Telegrafi/