Telegrafi

G4shi sjell klipin e këngës “Lies”

G4shi sjell klipin e këngës "Lies" (Foto: YouTube)

Reperi me prejardhje shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ditë më parë lansoi këngën e re “Lies” në versionin audio.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e hënë) ai ka sjell klipin e kësaj kënge në platformën YouTube.

Artisti, i cili ka bërë bujë viteve të fundit, vjen mjaft atraktiv e me skena provokuese në klipin e ri.

G4shi sjell klipin e këngës “Lies” (Foto: YouTube)

Kënga është pjesë e albumit të ri “1984”, të cilin e lansoi gjatë këtyre ditëve dhe se tashmë është i disponueshëm për të gjithë admiruesit e muzikës së tij.

Krahas “Lies”, në album ka realizuar një këngë për të ëmën dhe bashkëpunimin e ëndrrave me legjendën Sting.

Lexo po ashtu Pasi lansoi albumin “1984”, Gashi vjen me nje dokumentar që përshkruan karrierën e tij

Artisti i njohur po ashtu solli një dokumentar ku përshkruan vështirësitë dhe sfidat që ka hasur në karrierë.

Në po të njëjtin, janë shfaqur edhe familjarët si dhe përmendet festivali ‘Sunny Hill’ meqë e ktheu pas 18 vitesh në Kosovë. /Telegrafi/