Telegrafi

G4shi sjell këngën më të re “Used to Be” (Video)

Pas shumë koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po edhe po zhvillon karrierë, reperi ka sjell edhe një këngë të re.

Bëhet fjalë për Gashin, i cili ka sjell projektin më të ri muzikor në tregun amerikan.

“Used to Be”, titullohet kënga më e re reperit, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Complex shkruan se këngëtari që në realitet quhet Larry Gashi, ka një perspektivë të madhe dhe për këtë kohë më parë ka nënshkruar një kontratë me Roc Nation.

Theksojmë se 28-vjeçari është në përfundim e sipër të albumit të titulluar “Stairs 2” ndërsa sot ka publikuar këngën e krijuar nga Ben Billions.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar edhe këngë të reja që pritet t’i shoqërojë edhe me klipe që do të xhirohen në SHBA. /Telegrafi/