Telegrafi

G4shi sjell këngën e re “I’m Sorry” në bashkëpunim me Lost Kings dhe Ty Dolla Sign

G4shi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“I’m Sorry” titullohet kënga e tij e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunimin me Lost Kings dhe Ty Dolla Sign.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme.

G4shi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Për këngën e këtyre artistëve janë përkujdesur: Kyle Cogan, Nicole Pasminski dhe Zack Stauffer.

Lexo po ashtu Gashi publikon këngën e re “Don’t kill me”, befason me dukjen në klip duke u shfaqur me fustan dhe paruke

Këtë tashmë e gjeni të disponueshme në platformën YouTube dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme pas lansimit.

 

Artisti me origjinë nga Kosova momentalisht është duke shijuar suksesin e albumit të ri “1984”, gjersa deri në fund të vitit ka premtuar edhe shumë projekte të reja. /Telegrafi/