Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“I’m Sorry” titullohet kënga e tij e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunimin me Lost Kings dhe Ty Dolla Sign.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme.
Për këngën e këtyre artistëve janë përkujdesur: Kyle Cogan, Nicole Pasminski dhe Zack Stauffer.
Këtë tashmë e gjeni të disponueshme në platformën YouTube dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme pas lansimit.
Artisti me origjinë nga Kosova momentalisht është duke shijuar suksesin e albumit të ri “1984”, gjersa deri në fund të vitit ka premtuar edhe shumë projekte të reja. /Telegrafi/