Ai ka vite që jeton dhe po bën karrierë përtej oqeanit atlantik – SHBA.
Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Labinot Gashin, i cili ka sjell projektin më të ri muzikor.
“No Face No Case”, titullohet kënga më e fundit që e ka sjell në versionin audio.
G4shi ka bashkëpunuar kësaj radhe me hip-hop artistin e njohur anglez, Nathaniel Thompson, i njohur si Giggs.
Projekti i parafundit i GASH-it i titulluar “Creep On Me” është publikuar gjatë muajit gusht të këtij viti dhe është pritur shumë mirë nga dëgjuesit e muzikës.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e artistit tonë pasi që ka paralajmëruar edhe disa të tjerë. /Telegrafi/