Telegrafi

G4shi së shpejti realizon koncerte në Kosovë dhe Shqipëri

U bë i njohur në Kosovë e Shqipëri falë duetit me Adelina Ismajlin. Projekti i publikuar vite më e parë e njoftoi G4shin me fansat e tij shqiptarë.

Por, pas shumë kohësh reperi ka treguar se më në fund do të mbaj koncert në Kosovë e Shqipëri.

Lexo po ashtu Lajmet rreth G4shit

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes llogarive të tij në rrjetet sociale duke shtuar se këto koncerte do të mbahen gjatë verës, por nuk ka treguar më shumë detaje.

Përpos tij, është përmendur se pjesëmarrës do të jetë edhe DJ me famë botërore, DJ Snake, por që ende nuk ka diçka të konfirmuar rreth tij.