Reperi i njohur shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, deri më tani ka realizuar tatuazhe të shumta.
Derisa muaj më parë ka përjetësuar Kosovën dhe fytyrën e DJ Snake në trup, 28-vjeçari prezanton tatuazhin e ri.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram. “She don’t like”, është tatuazhi i ri i reperit shqiptar, i realizuar te pjesa e krahërorit.
I njëjti po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar edhe në muzikë, i cili këtë vit lansoi një mori projektesh të suksesshme.
Ai po ashtu edhe këtë vit erdhi në “Sunny Hill”, në festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.
Në këtë festival reperi nga Drenica promovoi edhe një këngë të re të titulluar “Never Forget”, por që e solli vetëm në versionin audio. /Telegrafi/