Telegrafi

G4shi publikon datat e koncerteve në Amerikë

Ai kohë më parë nënshkroi me kompaninë muzikore të Jay-Z, Roc Nation.

G4shi, apo në realitet siç quhet, Labinot Gashi, është renditur si një ndër reperët më të mirë në Amerikë.

E në saje të këtij suksesi, reperi shqiptar do të nis që nga nesër një turne koncertal anembanë Amerikës Veriore.

Këngëtari tashmë ka publikuar datat e koncerteve, i cili nis me Baltimorin dhe përfundon me 8 tetor në Vancouver të Kanadasë.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat pritet t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/