Pas disa ditëve qëndrimi në Kosovë, reperi i popullarizuar, G4shi, ka nisur punën për projekte të reja.
Këtë herë, duke se këngëtari me prejardhje shqiptare do të jetë pjesë e një filmi.
Ai ka hedhur një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram, ku tregon se është duke punuar në filmin e ri.
“Në set për filmin tim të ri. Jam shumë i emocionuar”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçari.
G4shi ishte në Kosovë pasi performoi në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i artistes shqiptare, Dua Lipa, Dukagjini.
I njëjti gjatë qëndrimit në vendin tonë publikoi edhe një projekt muzikor të titulluar “No Forget”. /Telegrafi/