Site icon Telegrafi

G4shi paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Njomza Vitinë dhe Pink Sweats

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me këngëtaren nga Prishtina, Njomza Vitia dhe këngëtarin e famshëm amerikan, Pink Sweats.

Tre artistët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar fansat se projekti i tyre i përbashkët publikohet të premten (3 korrik).

“Upset – në bashkëpunim me Njomzën dhe Pink Sweats/ e premte”, ka shkruar në postimin e ndarë në Instagram Labinot Gashi (emri i vërtetë i G4shi).

Lexo po ashtu Kënga e Gashit renditet në top-listat afrikane dhe arabe

Kjo këngë duket se mezi po pritet edhe nga fansat e këngëtarëve dhe tashmë reagimet në rrjete sociale ishin të llojllojshme.

Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve shqiptarë i cili besohet se do të pritet mirë nga adhuruesit e tyre.

Ndryshe, G4shi dhe Njomza janë larguar nga Kosova që në fëmijëri, por shpesh herë theksojnë se janë të lumtur dhe krenarë që vijnë nga një vend i tillë. /Telegrafi/

Exit mobile version