Site icon Telegrafi

G4shi niset për në Kosovë, ka një befasi për fansat në “Sunny Hill”

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill” pritet të fillojë nesër (e premte) dhe tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet. 

Njëri nga reperët që pritet të performojë në këtë festival është edhe G4shi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë.

I njëjti ka bërë të ditur se po niset për në Kosovë, teksa ka edhe një befasi për admiruesit e “Sunny Hill Festival”.

“Në rrugë për Kosovë. Do ju sjell bluzat e mia të limituara bashkë me mua”, ka shkruar mes të tjerash 29-vjeçari, ku në bluzë është e shkruar “Sunny Hill Festival, verë 2019” dhe në anën tjetër “Labinot Gashi, babai nga Drenica, nëna nga Mitrovica. Refugjati që i bëri ëndrrat realitet, edhe ju mundeni”.

Lexo po ashtu Publikohen emrat artistëve pjesëmarrës dhe datat kur do të performojnë në "Sunny Hill"

Përndryshe, G4shi do të këndojë në natën e dytë të këtij festivali, që po ashtu do e promovojë edhe albumin e tij të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version