Telegrafi

G4shi në MTV flet për shqiptarët e suksesshëm: Ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka

Foto: Gashi/Instagram

Reperi me prejardhje shqiptare, G4shi, po shijon suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Javë më vonë pas prestigjiozja “New York Times” i kushtoi një artikull atij, një tjetër emision i famshëm i kanalit MTV ka ftuar në intervistë reperin.

Në emisionin e prezantuesit të famshëm Sway, G4shi nuk ka nguruar të flasë me krenari për rrënjët e tij shqiptare.

Ndër të tjerash, ai thotë se shqiptarët e suksesshëm kanë të përbashkët prejardhjen nga asgjëja dhe dëshirën për të marrë gjithçka.

Lexo po ashtu G4shi realizon tatuazh të ri në qafë

“Jam shumë i lumtur për njerëzit e mi. Po, po jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi bërë kaq të mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”, ka shkruar thënë G4shi gjatë emisionit.

Përndryshe, ai po e shijon suksesin e bashkëpunimit të tij më të fundit me French Montana-n dhe DJ Snake. /Telegrafi/