Reperi i popullarizuar, G4shi, ditë më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin “Sunny Hill”.
Ky festival pritet të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht në parkun e kryeqytetit të Kosovës, Gërmi, teksa deri më tani janë prezantuar një pjesë e artistëve që do të performojnë.
Me këtë rast, G4shi ka njoftuar publikun se përveç se do të këndojë, ai do të promovojë edhe albumin e tij më të ri, në të cilin po punon prej kohësh.
Reperi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, vitin e kaluar ishte kthyer në vendlindje pas 18 vitesh.
Ai po vazhdon të korrë suksese të mëdha në industrinë muzikore në botë, projektet e të cilit numërojnë miliona klikime. Përndryshe, “Roses” titullohet projekti i fundit i publikuar me videoklip nga G4shi. /Telegrafi/