Reperi me origjinë shqiptare, Labinot Gashi i njohur me emrin e artit G4shi, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Mr. Ferrari” mban titullin kënga më e re e tij, të cilën tashmë mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore, përfshirë edhe kanalin YouTube.
I njëjti po ashtu vjen me një paraqitje mjaft atraktive në klip, e xhiruar në versionin “blurred (e paqartë-turbulluar)”.
E gjithë kjo këngë bëhet e ditur se u punua nga producentët e famshëm botëror, Stargate, në shtëpinë diskografike “RCA Records”.
Ky projekt pason pas albumit të ri të reperit, i cili titullohet “GASHI” dhe në të përmban gjithsej 16 këngë.
Reperi i popullarizuar tashmë do nisë turneun e koncerteve anë e mbanë botës, gjersa po shijon suksesin e albumit të tij të ri. /Telegrafi/