Telegrafi

G4shi lanson këngën e re “Mama” në bashkëpunim me Sting

Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ka publikuar ditën e sotme një projekt të ri muzikor dedikuar nënës së tij.

Siç theksuam më lart, kënga mban titullin “MAMA” dhe në këtë ka bashkuar forcat me legjendën e muzikës angleze, Sting.

Në paralajmërimin e bërë para disa javësh, Labinosht Gashi (emri i vërtetë) theksoi se do e sjellë këtë bashkëpunim për arsye se Gordon Matthew Thomas Sumner CBE (emri i vërtetë i Sting) është i preferuari i të ëmës së tij.

Projekti është pjesë e albumit të ri të G4shit “1984”, të cilin e lansoi para pak ditësh të plotë në platformat e ndryshme muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga G4shi

Ndërkaq, edhe klipin e “MAMA” tanimë e keni të disponueshëm në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Pak pasi lansoi albumin “1984”, G4shi solli një dokumentar ku flet për karrierën dhe vështirësitë që ka hasur gjatë kësaj periudhe.

Ai njëherësh përmend festivalin “Sunny Hill” në Kosovë, marrë parasysh që performoi për dy vite radhazi. /Telegrafi/

Sting në klipin “Mama” (Foto: YouTube)