Site icon Telegrafi

G4shi: Kurrë mos harroni nga vini

G4shi (Foto: Instagram)

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, së fundmi ka publikuar albumin e tij të ri, për të cilin punoi tash e një kohë. ‘GASHI’ është titulli i këtij albumi, i cili ka të përfshirë në të 16 këngë.

Pas lansimit të këtij albumi, ai ka realizuar një video duke folur për projektet, prejardhjen dhe vështirësitë në karrierë.

Teksa e përmend origjinën, 28-vjeçari me anë të një postimi të publikuar në Instagram, vjen me një mesazh për fansat.

“Kurrë mos harroni nga vini”, është përshkrimi që ia ka vënë videos, ndërkohë që bën edhe një sqarim për publikun, “Nuk dua të hyj në politikë. Nuk po them se është mirë të qëndroni ilegalisht në një shtet. Dua të them që asnjë fëmijë nuk dëshiron të ndahet nga nëna dhe babai”, ka thënë mes tjerash reperi.

Lexo po ashtu Gashi publikon albumin e tij të parë për tregun internacional - "GASHI"

Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e ka ndërtuar në SHBA.

Ai krenohet gjithnjë me vendin tonë, ku edhe këtë vit ishte i pranishëm në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.

Ndryshe, reperi me prejardhje nga Drenica vazhdon të jetë tejet i angazhuar në koncerte të ndryshme ane e mbanë botës. /Telegrafi/

Exit mobile version