Telegrafi

G4shi ka një befasi sonte për fansat në “Sunny Hill Festival”

“Sunny Hill Festival” do të vazhdojë edhe sonte me natën e dytë, ku do të performojnë një numër i madh i artistëve.

Një prej tyre është edhe reperi shqiptar, G4shi, i cili tash e sa vite jeton dhe bën karrierë në Shtetet e Bashkuara.

Ai do të jetë ylli kryesor i mbrëmjes së sotme dhe tashmë ka filluar përgatitjet për këtë rast, ku një detaj e ka ndarë me fansat.

Në fakt, reperi ka edhe një linjë të veshjes që për motive ka simbolet shqiptare dhe promovon rrënjët e prejardhjes.

“Ejani dhe blini fanellat në Sunny Hill dhe më takoni”, ka shkruar rep-artisti në llogarinë personale në Instagram teksa shihet shqiponja e zezë në fanellat e bardha.

Lexo po ashtu Fansja thyen këmbën në festivalin "Sunny Hill", shkaktar bëhet reperi Gashi?

Ndryshe, Gashi ka premtuar se do ta ndez atmosferën në festivalin që po zhvillohet në parkun e Gërmisë, në Prishtinë. /Telegrafi/