Site icon Telegrafi

G4shi ka gati albumin e ri

Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

I njëjti tash e një kohë është në përgatitje të albumeve të reja dhe duket se shumë shpejt do të dalin në treg.

Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Instagram.

“Albumi im publikohet brenda 20 ditëve”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga G4shi

Ai ditë më parë u shpreh se ka punuar tejet shumë në këtë album, madje nuk ka fjetur për pesë ditë rresht.

Reperi me prejardhje nga Drenica këtë vit lansoi projekte të shumta, të cilat i sollën suksese të mëdha në karrierë.

Ndërkaq, G4shi edhe sivjet performoi në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version