Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, mbrëmë (e shtunë) është ngjitur në skenën e festivalit “Sunny Hill”.
Ai ka kënduar disa nga projektet e tij, teksa nuk ka dyshim se ka ndezur atmosferën para mijëra fansave shqiptarë.
I njëjti po ashtu erdhi me befasi për fansat, ku këta të fundit kishin mundësi të blinin bluza me emrin dhe mbiemrin e tij.
Ndërkohë, ai ka performuar për herë të dytë në Kosovë, ku vitin e kaluar ishte kthyer pas 18 vitesh në Prishtinë.
29-vjeçari është argëtuar mjaft shumë edhe me Dua Lipën, e cila këtë herë është vetëm si spektatore në festivalin e organizuar nga babai i saj, Dukagjini. /Telegrafi/