Telegrafi

G20: Ujdi për reformimin e FMN-së

Kjo thirrje erdhi si pasojë e konfliktit të krijuar për shkak të ndikimit që ushtrojnë disa shtete në kursin e valutave të tyre për të favorizuar ekonomitë e tyre. Ndërkohë në takim u ra në ujdi që Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucioni më i rëndësishëm financiar të reformohet rrënjësisht.

Dominique Strauss-Kahn, shefi i FMN-së konfirmoi se evropianët duan të heqin dorë nga dy vende në FMN, në favor të vendeve në ekspansion. Ekonomitë popullore në ekspansion si ajo e Kinës dhe Indisë marrin kështu më shumë influencë në institucionin ndërkombëtar.

Më parë në takim ishin përplasur interesat gjermane me ato amerikane, kur ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Brüderle nuk e pranoi propozimin e ministrit amerikan të Financave, Timothy Geithner për vjelje të përfitimeve ekstra të tregtisë së jashtme.

Brüderle përfaqësoi në Kyongju për arsye shëndetësore ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble. /Telegrafi/