Telegrafi

G20, nis sot Samiti në Londër

Ato takohen ne mes të parashikimeve të zymta ekonomike nga disa agjensi ndekrombëtare.

Udhëheqësit e G20-ës takohen ne sfondin e disa parashikimeve të zymta për ekonominë nga disa agjensi të ndryshme ndërkombëtare.

Hollësitë dallojnë por të gjitha ato sugjerojnë se ekonomia botërore do të tkurret këtë vit për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Agjenda e këtij samiti do të jetë se si të dilet nga krizë aktuale dhe si të parandalohen kriza të tilla në të ardhmen.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje që përforcimi i sistemeve financiare të ketë prioritet në kuadër të masave të reja.

Ka patur dallime mes udhëheqësve sa i përket mënyrës së përdorimit nga ana e disa qeverive të shkurtimeve të taksave në kuadër të përpjekjeve për të stimuluar ekonominë.

SHBA dhe Britania do të dëshironin që vendet kontinentale të Evropës të bëjnë më shumë në këtë aspekt por ato hezitojnë që të rrisin borxhet e qeverisë.

Parandalimi i krizave ekonimike në të ardhmen pritet të bëhet duke ndryshuar rregullat financiare dhe kjo është në krye të prioriteteve të Francës dhe Gjermanisë. /bbc/