Telegrafi

G20 merr masa konkrete për përballimin e krizës ekonomike globale

Këto janë disa nga rezultatet parësore të G20-ës për të cilën po punojnë liderët e vendeve që së bashku përfaqësojnë më shumë 80% të pasurisë botërore.

Diskutimi për taksat fiskale është i thellë. "Shumë stimuj fiskal dhe pak rregulla. Dokumenti drejt SHBA-ve është ende i papërfunduar”- tha një burim për ANS-an. Francia dhe Gjermania kërkojnë të dalin nga Londra me një arkitekturë të re të sistemit financiar ndërkombëtar dhe me shportën e konkluzioneve.

Kështu si hynë në mëngjes liderët e G20, nuk duket ende një dritë jeshile.

Bashkimi franko-gjerman kërkon mbi të gjitha që G20 të japë sinjale të qarta dhe preçize për kufirin e barrierave fiskale, për të arritur në të ashtuquajturën "lista e zezë", dhe në masat ndëshkuese që duhen marrë.