Telegrafi

G20, masa për stabilizimin e çmimeve të ushqimit

Rritja e çmimeve të energjisë në vitin 2008, solli edhe rritje të ushqimit, duke shkaktuar trazira në një numër të konsiderueshëm të shteteve në zhvillim.

Ministrat e bujqësisë nga grupi i 20 vendeve me ekonomi të zhvilluar , apo në zhvillim e sipër, zhvilluan një takim dy ditor në Paris, për të diskutuar se si të frenohet paqëndrueshmëria e çmimeve të ushqimit. Franca, e cila po e kryeson G20-ën këtë vit, vijon të ushtrojë trysni për më shumë rregulla për tregun e mallrave.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka fajësuar spekulantët për inflacionin e çmimeve. Çmimet e ushqimeve bazike janë gjithashtu duke e rënduar urinë në botë, ndërsa raportohet se në glob ekzistojnë një nga shtatë persona, apo 925 milionë në tërësi, që janë të uritur, të dhëna këto të organizatës Oxfam. /Telegrafi/