Halloween po afrohet, kurse Mansory ka prezantuar Mercedes-Benz G-Class me paketën P850.
Kreacioni i zi me detaje të portokallta është e përkryer për këtë kohë të viti, që paraqet një prej G-Class me atraktiv që Mansory ka punuar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.
Pakoja P850 ndryshon pamjen e eksterierit dhe enterierit të modelit G-63, e gjithashtu sjell një dozë shtesë të fuqisë motorike, transmeton Telegrafi.
Pronari i kësaj veture kërkoi nga Mansory ndryshime në brendësi, kështu që pothuajse qdo sipërfaqe është e veshur me lëkurë të portokalltë.
Shtesë janë panelet e derës dhe ato të ndërruesit që i zbukuron lëkura e bardhë. Karboni u përdor për konzolën qendrore.
Përveç ndryshimeve vizuele, pakoja përfshin edhe përmirësime në performancë kështu që në Mercedesin 4 litërsh tëin-turbo V8 që prodhonte 585 kuaj-fuqi, tani i ka 850.
Kjo fuqi motorike është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3.5 sekonda. /Telegrafi/