Këtë mund ta arrini me një maskë të veçantë për fytyrën. Maskat kundër stresit rigjenerojnë lëkurën, përmirësojnë poret shumë të hapura të lëkurës, theksojnë më shumë karakteristikat e fytyrës dhe ndihmojnë në vendosjen më të mirë të makijazhit.
Për t’i dhënë jetë një fytyre të lodhur, bëni maskë me efekt tërheqës (lifting):
Përzini dy lugë birre sapo të nxjerrë nga frigoriferi dhe një lugë lëng limoni. Aplikojeni këtë në fytyrë duke mbuluar qepallat me dy rrathë pambuku të lagur me ujë trëndafili.
Qëndroni kështu për 5 minuta dhe pastaj pastroni fytyrën me rrathët e pambukut që përdoret për sytë. /Telegrafi/