Site icon Telegrafi

Fytyra të mërzitura, futbollistët dhe tifozët e Interit të thyer pas humbjes

Ëndrra e Interit për të fituar Ligën e Kampionëve mori fund pas një humbje të dhimbshme në finalen e Stambollit, ku Manchester City fitoi 1-0 në stadiumin Ataturk.

Nerazzurrët bënë një luftë të madhe kundër skuadrës së Pep Guardiolës, por nuk ishin në gjendje të përfitonin nga gabimet e bëra nga Cityzens.

Goli i shënuar nga Rodri në minutën e 68-të rezultoi vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra dhe stafi i Interit ishin dukshëm të thyer pas ndeshjes.

Kjo u ndje edhe nga mbështetësit e tyre, mijëra prej të cilëve morën pjesë edhe në “Giuseppe Meazza”.

Manchester City ishte favorit i madh në finale, por fusha tregoi një gjë tjetër, me Inerin që ishte skuadër e barabartë dhe kjo duket se pas humbjes i ka mërzitur zikalterit. /Telegrafi/

Exit mobile version