Telegrafi

Fytyra plot jetë

Aurora Susuri

Grimi i mollëzave është element shumë i rëndësishëm. Para së gjithash, sepse ai i jep fytyrës freskinë e domosdoshme dhe korrigjon të gjitha parregullsitë eventuale…

▪ Zgjidhni ngjyrën rozë ose të kajsisë, po qe se dëshironi ta freskoni tenin
▪ Nuancat e kafe përdoren vetëm për hijezimin e fytyrës, porse tenit tuaj nuk do t’i japin jetë
▪ Qeshuni dhe të grimin përdoreni në pjesët e theksuara, në mollëza, ky është vendi më i qëlluar
▪ Grimin barteni gradualisht, pak nga pak, dhe provoni të shikohen i në pasqyrë, si po dukeni nga largësia
▪ Nëse e teproni me grim, me pak pudër pluhur do ta zvogëloni tepricën e ngjyrës
▪ Nëse përcaktoheni për grim të fortë, kombinojeni me sy të grimuar fort ose me grimin intensiv të buzëve. Assesi nuk bën të kombinohen që të tri elementet.

Kur fytyrën ta përgatitni me themel dhe të përdorni pudrën, është e domosdoshme që t’ia jepni formën, e pastaj edhe freskinë, me ç’rast duhet respektuar rregulla e artë: e çelëta të theksohet, e mbyllëta të fshihet. Domethënë, atë që dëshironi ta mbuloni ose ta zvogëloni, thjesht, e errësojeni dhe e kundërta.

Në praktikë kjo do të thotë se – nëse keni ballë të gjerë ose asht të theksuar të nofullës, duhet hijezuar me ngjyra më të mbyllëta.

Te zgjedhja e toneve dhe e nuancave respektohet rregulla – grimin me të cilin duhet të korrigjoni diçka, duhet të jetë së paku për dy nuanca më i mbyllët se ngjyra e lëkurës së fytyrës, ndërsa ajo që e përdorni për t’i dhënë fytyrës freski, patjetër duhet të jetë në ngjyrë kajsie ose rozë.

Hijezimi, domethënë korrigjimi i parregullsive, duhet të jetë me masë dhe i shkallëzuar sipas intensitetit, në mënyrë që të japë pamje plastike në tri dimensione. Kjo do të thotë se duhet të ekzistojë vija fillestare, më e mbyllëta, dhe pastaj gradualisht, me nuanca gjithnjë e më subtile zvogëlohet intensiteti ngadalë dhe humbet, duke kaluar pare pjesës kritike, domethënë zona të cilën dëshirojmë ta mbulojmë ose ta zvogëlojmë.

Duhet të jeni shumë e kujdesshme, kjo duhet ushtruar, sepse mund t’ju ndodh që të dukeni si fëmijë që maskohet si indian. Hijezimi i drejtë i fytyrës më së shpeshti është hap i mjaftueshëm për bartjen e të kuqit dhe ta përfundoni makijazhin.

Shumica e femrave gabojnë që me anë të brushës kalojnë nëpër fytyrë andej-këndej, pa kurrfarë kuptimi, duke shfrytëzuar vetëm një ngjyrë dhe duke e përdorur në të njëjtin intensitet. Me këtë, të jeni të sigurt, nuk arrihet asgjë e rëndësishme.

Ngjyra e mollëzave duhet përshtatur tenit të fytyrës. Duhet të jetë mjaft e ngrohtë dhe e fortë, porse, përsëri, nuk duhet tepruar!

Thonë se disa probleme psikologjike pasqyrohen në përdorimin e fortë të grimit të mollëzave. Për sa i përket përmbajtjes, zgjedhja është shumë e gjerë. Më së shpeshti përdoret grimi në formë guri, me pak sedef në vete jep efektin shtesë të shkëlqimit dhe të freskisë, ndërsa ka edhe në formë kremi.

Grimi i tillë shumë lehtë shtrihet dhe lë përshtypje shumë natyrale. Ka edhe në formë të lëngësht.

Mbani mend, grimi i mollëzave, janë e vetmja gjë në grim, që për një çast mund t’ia kthejë jetën fytyrës suaj. Mos hiqni dorë nga përdorimi i saj. /Telegrafi/