Telegrafi

Fytyra, ngjyra e lëkurës varet nga ushqimi

Sipas studiuesve të Universitetit të Bristolit, një pamje e lëkurës e cila evidenton ngjyrën rozë dhe e bën të shndritshme, perceptohet nga njerëzit si shenjë shëndeti, për këtë arsye u vendos të vazhdojnë me një studim për të kuptuar se si ngjyrat mund të influencojnë gjendjen e shëndetit.

Ngjyra e verdhë e lëkurës të cilën e kanë disa njerëz, vjen si pasojë e pigmentit të karotenit, i cili gjendet në disa fruta dhe perime. Këto substanca kanë edhe funksion antioksidues, që i mbron nga shumë sëmundje, por edhe nga plakja e shpejtë e lëkurës.

E vetmja mënyrë natyrale për të cilën jemi në gjendje që ta bëjmë lëkurën tonë më të shëndetshme dhe me të bukur, duhet të ndiqni një dietë me përmbajtje të lartë frutash dhe perimesh, kanë përfunduar studiuesit. /Telegrafi/