Site icon Telegrafi

Fytyra në Mars, vetëm një kodër!

Sonda hapësinore amerikane “Mars Reconnaissance Orbiter”, e cila është duke e vrojtuar planetin e kuq prej më se një viti, ka arritur të dëshmojë se për fytyrën e njeriut në Mars, bëhet fjalë për një kodër të thjeshtë. Pamja u mor me një kamerë HiRISE e cila bën pamje aq të sakta, sa që është e pamundur që të kemi të bëjmë me një vend tjetër, pos me atë që patëm të bëjmë para 30 vitesh.

Sonda “Viking 1” e gjeti në vitin 1976 fytyrën misterioze në Mars. Madje u spekulua se jashtëtokësorët e kanë vizatuar atë fytyrë. Por, në vitin 2001 filluan dyshimet e para për këtë vend të çuditshëm, ndërsa tani NASA ka vërtetuar se nuk kemi të bëjmë me ndonjë objekt misterioz, fytyrë, apo ndonjë vizatim jashtëtokësorësh, por vetëm me një kodër të thjeshtë në mes të shkretëtirës. /Telegrafi/

Exit mobile version