Site icon Telegrafi

Fytyra juaj mund të mbetet e re për një kohë të gjatë

Molla- ndihmon në largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atë me shumë vitamina, sidomos kvercetin.

Karota- Është e pasur me beta-karoten, i cili e mbron lëkurën nga veprimet e dëmshme të rrezeve të diellit.

Dredhëzat- Janë të pasura me vitaminë C, e cila mes tjerash ndihmon në ndërtimin e kolagjenit (proteina kryesore e indit lidhor). Po ashtu përmbajnë acid elagik i cili është i pazëvendësueshëm në luftën kundër kancerit dhe mbrojtjes së ADN.

Piperi i kuq- Përmban sasi të madhe të vitaminës C (dy herë më shumë se portokalli), e cila ndihmon në krijimin e kolagjenit dhe është përgjegjëse për tendosjen dhe fortësinë e lëkurës.

Rrushi- Rrushi përmban antioksidantë të cilët i forcojnë kapilaret, pengojnë zgjerimin e venave dhe po ashtu ndihmojnë në ndërtimin e kolagjenit.

Qepa- Njëri nga burimet kryesore të flavonoidit (antioksidant) dhe kvercetinës, të cilët kanë veprime kundër inflamacionit dhe kundër alergjisë. Besohet edhe në dobinë e tyre për të penguar sëmundjet e zemrës dhe kancerit.

Peshqit- Përmbajnë acide-omega 3-yndyrore të cilat janë miku më i mirë i lëkurës së thatë. Këto acide e zbusin edhe psoriazën (sëmundje e lëkurës) dhe pengojnë paraqitjen e njollave në lëkurë. Peshku i konservuar është po aq efektiv sa peshku i freskët.

Vaji i ullirit- Ushqim shumë i shëndetshëm i cili në kombinim me perime pengon paraqitjen e njollave në fytyrën tuaj.

Guacat- Përmbajnë zink dhe janë burimi i vërtetë i bukurisë, sepse zinku merr pjesë në ripërtrirjen e qelizave të lëkurës. (Sidomos, preferohen te personat të cilët kanë lëkurë problematike, akne dhe procese tjera inflamatore në lëkurë).

Kumbullat e thata- Përmbajnë materie të cilat i shuajnë radikalet e lira në gjak. Ndërsa, sa më pak radikale të ketë, aq më e vogël është mundësia që lëkura juaj t’i ngjajë kumbullës së thatë.

Exit mobile version