Fotografi Andrew H.Walker ka realizuar një projekt shumë interesant, ku ka treguar “fytyrën tjetër” të personave të famshëm.
Ai fillimisht u ka kërkuar atyre që të pozojnë para fotoaparatit ashtu si do ta bënin nëse do t’u kërkohej për një intervistë, ballinë revistash ose emision.
Më pas fotografi u ka kërkuar atyre që thjesht të relaksohen dhe te jenë vetvetja, transmeton Klan Kosova.
Ky në fakt ishte edhe qëllimi i tij, që të shfaqë para publikut se si duken personat e famshëm prapa skenës, kur ata janë thjesht njerëz të zakonshëm.
Një fakt tjetër interesant është se autori i projektit në dy fotografitë e ndryshme nuk e shpjegon se cila është fotografia ku fytyrat publike kanë pozuar si do të pozonin zakonisht.
Mirëpo, kjo është e dukshme! Shikoni fotografitë e mëposhtme dhe vlerësojeni vet.