Telegrafi

‘Fytyra e tij është shqyer’: Momenti i tmerrshëm kur një kalimtare kërkon ndihmë për burrin që ishte shkelur me kamion nga e dashura e tij (Video,+18)

Është publikuar një video shokuese në të cilën shihet një njeri i lënduar rëndë, derisa bën lutje për ndihmë pasi u lëndua nga një furgon.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Elizabeth Kate Martin, 38 vjeçe, u arrestua të hënën në Gulfport, Mississipi, pasi dyshohet se shkeli me makinë të dashurin e saj, pas një zënke ndërmjet tyre dhe iku në këmbë në një zonë të pyllëzuar aty pranë.

Videoja tregon njeriun e shtrirë në tokë duke kërkuar ndihmë, me një zë të dobët.

‘Fytyra e tij është shqyer’ thërret një grua, ndërsa përpiqet të ndihmojë në ndalimin e gjakderdhjes.

Policia arrin, dhe pastaj paramedikët, të cilët e ngarkojnë atë në një ambulancë.

Siç bëhet e ditur, ai ishte në gjendje kritike, por të qëndrueshme. /Telegrafi/