Është publikuar një video shokuese në të cilën shihet një njeri i lënduar rëndë, derisa bën lutje për ndihmë pasi u lëndua nga një furgon.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Elizabeth Kate Martin, 38 vjeçe, u arrestua të hënën në Gulfport, Mississipi, pasi dyshohet se shkeli me makinë të dashurin e saj, pas një zënke ndërmjet tyre dhe iku në këmbë në një zonë të pyllëzuar aty pranë.
Videoja tregon njeriun e shtrirë në tokë duke kërkuar ndihmë, me një zë të dobët.
‘Fytyra e tij është shqyer’ thërret një grua, ndërsa përpiqet të ndihmojë në ndalimin e gjakderdhjes.
Policia arrin, dhe pastaj paramedikët, të cilët e ngarkojnë atë në një ambulancë.
Siç bëhet e ditur, ai ishte në gjendje kritike, por të qëndrueshme. /Telegrafi/