Site icon Telegrafi

Fytyra e njeriut në sipërfaqen e Marsit

Fytyra e fotografuar e cila i përngjan aktorit komik është bërë në kuadër të misionit Mars Express.
“Fytyra në Mars” është fotografuar edhe në vitin 1976 kur dy fluturake Viking, pa ekuipazh, hynë në stazën përreth Marsit.

Secila fluturake në sipërfaqen e Marsit lëshoi nga një lender, derisa orbiterët, nëpërmjet radios dërguan në Tokë 60.000 fotografi nga sipërfaqja e Marsit. Menjëherë pas kësaj ngjarje shkencëtarët e programit Viking vërejtën njërën nga fotot një formacion katërkëndësh të gjatë disa kilometra, i cili i përngjante fytyrës së njeriut.

Shkencëtarët ia përcollën këtë foto gazetarëve, më shumë si humor. Hulumtuesit dhe gazetarët identifikuan fytyrën si një formacion të pazakontë gurësh të krijuar nga erozioni. Një kënd më i ngushtë i fotografisë bëri që kjo copë shkëmbore të përngjajë në fytyrën e njeriut.

Tri vite më vonë dy shkencëtarë, ekspertë kompjuterësh, pa një përvojë paraparake në gjeologjinë e Marsit, duke punuar me kontratë për NASA-n, hasën në këtë fotografi derisa hulumtonin arkivin e Vikingut.

Eksperimentuan me një program për rritjen e fotografive dhe erdhën në përfundim se “fytyra” nuk është krijuar në rrugë natyrale. Më 2008 është bërë edhe një fotografi tjetër në të cilën shihet “smiley” i stilizuar. Ekspertët e spjeguan duke thënë se thjeshtë ky është vetëm një formacion shkëmbor dhe asgjë tjetër. /Telegrafi/
 

Exit mobile version