Telegrafi

Fytyra e Lady Gagas duket ndryshe? Këngëtarja akuzohet për ndërhyrje kirurgjike (Foto)

Lady Gaga ka dhuruar një performancë të zjarrtë në skenën e ‘X Factor’ të dielën mbrëma, por pas shfaqjes së saj këngëtarja ra pre e disa komenteve në rrjetet sociale, ku akuzohej për një ndryshim drastik në paraqitjen e saj.

30-vjeçarja u akuzua nga fansat e saj për ndërhyre kirurgjikë në hundë që, sipas tyre, u vërejt sapo këngëtarja është shfaqur në skenën e ‘X Factor’.

Në rrjetet sociale kanë ‘shpërthyer’ komentet për dukjen e saj

“A është kjo Lady Gaga? Ajo ka një fytyrë krejtësisht ndryshe”, ka shkruar një shikues, transmeton syri.net.

Ndërsa një tjetër shtoi: “A e kuptuat që Lady ka bërë ndërhyrje apo kështu me duket vetëm mua?”.

“Lady Gaga ka bërë diçka në fytyrën e saj ajo duket krejtësisht të ndryshme?”, ishte një tjetër koment.

Fansat e kanë vërejtur menjëherë ndryshimin

Megjithatë, mes shumë kritikave, kishte edhe nga ata që komplimentuan këngëtaren për paraqitjen e saj.

Lexo po ashtu Fytyra e Lady Gagas duket ndryshe? Këngëtarja akuzohet për ndërhyrje kirurgjike (Foto)