Telegrafi

Fytyra e “Katar 2022” – Beckham do të fitojë një shumë të majme

David Beckham pritet të jetë fytyra e “Katar 2022”, aty edhe ku mbahet Kupa e Botës në fund të vitit të ardhshëm.

Legjenda e futbolli thuhet se është tashmë në bisedime me organizatorët dhe do të jetë në cilësinë e ambasadorit.

Por, për të marrë këtë detyrë, Beckham besohet se do të paguhet rreth 180 milionë euro, duke qenë kështu fytyra e Kampionatit Botëror.

Sun Sport mëson se Beckham pritet që këtë detyrë ta marrë nga janari i vitit të ardhshëm dhe do të punojë në një imazh sa më të mirë.

Kujtojmë se ndërtimet e stadiumeve në Katar ishin kritikuar jashtë mase, pasi kishte edhe punëtorë që kanë ndërruar jetë shkaku i temperaturave të larta atje.

Në anën tjetër, Beckham është pronar i Inter Miamit – por që ka pranuar të jetë fytyra e “Katar 2022”. /Telegrafi/