Site icon Telegrafi

Fytyra e fëmijës paraqitet në trungun e drurit

Personi i cili i kishte siguruar drunjtë, Gafur Fazliu rrëfen se gjatë prerjes së drunjve nuk e kanë vërejtur këtë shenjë.

"Unë se bashku me vëllanë tim i sigurojmë drunjtë për tu ngroh gjatë dimrit. Kur para disa ditëve, nëna ime duke dashur që ta ndezë zjarrin me dru e kishte vërejtur këtë shenjë, të cilën as unë e as vëllai nuk e kemi parë gjatë prerjes dhe radhitjes së drunjve", tha Gafuri.

Ai shtoi së nëna e tij këtë dukuri e ka marrë si ndonjë shenjë domethënëse. "Unë jam i martuar që 15 vite dhe ende nuk kam fëmijë, andaj këtë dukuri nëna ime e kishte marrë si shenjë paralajmëruese për fëmijë", tha Fazliu.

Ai shtoi se kjo fytyrë është paraqitur në dru të thanës ku sipas tij është mjaftë dukuri e rrallë. "Në drunjtë tjerë mund të ndodhë që të paraqiten figura të ndryshme ngase kanë hapësira, por është mjaft e çuditshme që kjo fytyrë të paraqitet në një dru thane, i cili është mjaftë i plotë dhe nuk ka zbrazëtira", sqaroi Fazliu. /Lajmpress/

Exit mobile version