Telegrafi

Fyle: Shqipëria të marrë statusin

Në raport-progres vlerësohet se vendi është në rrugën e plotësimit të dy prioriteteve të tjera kyçe që lidhen me administratën publike dhe përmirësimin e trajtimit të të paraburgosurve.

"Në kuadër të këtij progresi, Komisioni rekomandon që Këshilli duhet t’i ofrojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, në varësi të plotësimit të masave kyçe në fushat e reformave të gjyqësorit dhe administratës publike dhe rishikimit të rregullores së parlamentit. Komisioni do t’i raportojë Këshillit sapo të arrihet progresi i duhur. Në raportin e tij, Komisioni do të marrë gjithashtu parasysh angazhimin e shfaqur nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndëshkimet e këtyre rasteve", tha Fyle.

Pas rekomandimit të kushtëzuar për statusin që lidhet me votimin e disa ligjeve, për gjashtë prioritetet e mbetura që fokusohen me shumë tek zbatimi, vlerësohet se janë bërë disa hapa, ndërsa plotësimi i tyre, përfshirë zgjedhjet e vitit 2013, do të kushtëzojë tashmë çeljen e negociatave për anëtarësim. /Telegrafi/