Një debat me fjalë me Ivanka Trump, vajzën e Presidentit të sapozgjedhur të Amerikës Donald Trump, i kushtoi fluturimin me avion një pasagjeri i cili ishte gati për t’u nisur nga aeroporti i New York.
“Yt atë po shkatërron vendin. Pse Ivanka është në avionin tonë? Duhet të jetë në një fluturim privat”, i tha pasagjeri Ivankës e cila ndodhej me tre fëmijët e saj dhe i injoroi komentet.
Pas sulmeve të tjera fyese, ekuipazhi e dëboi nga avioni pasagjerin, transmeton Noa.al.
“Vendimi për të dëbuar një pasagjer nuk është i lehtë. Nëse një klient shkakton konflikt në avion, i kërkohet të zbresë për shkak se situata mund të agravohet. Kompania jonë mundësoi që pasagjeri të udhëtonte me fluturimin e parë të mundshëm tjetër”, thuhet në një deklaratë të kompanisë ajrore “JetBlue Airways”.