Një person është arrestuar të martën në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin e Gjykatës Themelore në këtë komunë.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/